Charli XCX ka rrëfyer se ka frikë se albumi i saj i radhës mund të mos ketë sukses.
Pas triumfit me Brat, i cili u bë numër një në Mbretërinë e Bashkuar dhe arriti vendin e tretë në SHBA, ajo thotë se nuk ndjen presion për ta përsëritur suksesin.
Në një intervistë për Culted, ajo tha se Brat u krijua pa pritshmëri të mëdha dhe vetëm për kënaqësinë e saj personale, ndaj edhe suksesi i tij ishte një surprizë.
Ajo shton me sinqeritet se “albumi i ardhshëm ndoshta do të jetë një dështim, dhe jam ok me këtë”.
Ndërkohë, Charli po fokusohet në karrierën e saj në film, me dy projekte në ardhje: 100 Nights of Hero dhe The Moment, këtë të fundit edhe si producente.