Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kesha krijon platformën SMASH për krijuesit e muzikës

Muzikë  |  23.05.2025 Ora 11:41   
Kesha shpreson të revolucionarizojë industrinë e muzikës me një platformë të re për krijuesit.

Koncepti SMASH - një platformë inovative komunitare ku artistët mund të lidhen, bashkëpunojnë dhe punësojnë njëri-tjetrin sipas kushteve të tyre dhe do të jenë në gjendje të ruajnë të drejtat për çdo gjë që krijojnë.

"Qëllimi im është të ndryshoj strukturën e pushtetit të biznesit të krijimit të muzikës në favor të krijuesve", tha 38-vjeçarja në një deklaratë. "Nënshkrova një marrëveshje grabitqare kur isha 18 vjeç dhe më pas kalova më shumë se një dekadë duke luftuar për të rifituar të drejtat për zërin dhe imazhin tim. Kur më në fund fitova lirinë time, kuptova se lufta nuk kishte mbaruar. Dua të sigurohem që ajo që më ndodhi mua të mos i ndodhë kurrë më askujt tjetër."

Vitin e kaluar, Kesha njoftoi lançimin e labelit të saj me të njëjtin emër, Kesha Records, pasi zgjidhi një mosmarrëveshje të gjatë ligjore.
 
Kesha do të publikojë albumin e saj të gjashtë në studio, Period, më 4 korrik.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing