Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
“Coca-Cola” mban vendin e dytë si termi më i njohur në botë, pas “OK”. Por pak e dinë që në vitet ‘90, kompania provoi të bashkonte dy termat më të njohur globalisht përmes një eksperimentimi të pazakontë: pijen “OK Soda”.
E krijuar me synimin për të tërhequr të rinjtë e brezit Gen X, “OK Soda” u prezantua me një stil të veçantë: slogane enigmatike si “What’s the point of OK?”, imazhe të thjeshta në ngjyra gri dhe një qasje “anti-branding” që e veçonte nga pijet e tjera të asaj kohe.
Megjithatë, kjo qasje e guximshme nuk pati sukses. Produkti u tërhoq nga tregu vetëm pas dy vitesh, duke mbetur si një kuriozitet i historisë së brendit “Coca-Cola” dhe një shembull i tentativave të dështuara për të kapur trendet e reja.
Ky eksperiment i pazakontë tregon se edhe markat më të mëdha në botë, herë pas here, e kanë vështirë të kuptojnë çfarë dëshiron konsumatori.