Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ms. Rachel rrezikon karrierën për të mbrojtur fëmijët në Gaza

Të Tjera  |  05.06.2025 Ora 7:48   

Ms. Rachel, YouTuber-ja e njohur për videot edukative për fëmijë, ka marrë vëmendje të madhe pas deklaratave të saj publike në mbështetje të fëmijëve në Gaza. Gjatë një interviste në “Today Show”, ajo deklaroi se është e gatshme të rrezikojë gjithçka për t’u bërë zë i atyre që nuk mund të flasin.

“Mund të paguash një çmim për të mbrojtur fëmijët palestinezë. E le të paguhet ai çmim – jetët e tyre vlejnë më shumë,” u shpreh ajo.

Që nga muaji prill, Ms. Rachel ka dhuruar 1 milion dollarë për Programin Botëror të Ushqimit – një organizatë ndërkombëtare që siguron ushqim për njerëzit në gjendje të rëndë humanitare në mbarë botën.

Ajo shtoi gjithashtu:

“Nuk do të isha Ms. Rachel nëse nuk do të më dhimbnin të gjithë fëmijët. Do të rrezikoja karrierën time pa hezitim, sërish e sërish, vetëm që të qëndroj në anën e tyre. Për mua, gjithçka ka të bëjë me fëmijët.”

Me miliona ndjekës dhe ndikim të madh te prindërit dhe fëmijët, Ms. Rachel po e përdor zërin dhe platformën e saj për të ngritur vetëdijen mbi situatat e rënda që po përjetojnë fëmijët në zonat e konfliktit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing