Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mediat spanjolle bënë të ditu pse po vonohet transferimi i Martin Zubimendit

Sport  |  11.06.2025 Ora 16:46   
Arsenali është shumë pranë finalizimit të transferimit të mesfushorit spanjoll Martin Zubimendi nga Real Sociedad.

Sipas raportimeve nga Spanja, marrëveshja pritet të përfundojë në fillim të muajit korrik, për shkak të kufizimeve nga Fair Play Financiar.

Transferimi është shtyrë për t’u regjistruar në vitin e ri financiar, duke shmangur çdo shkelje të rregulloreve financiare nga ana e klubit londinez.

Edhe pse klauzola e lirimit të Zubimendit ishte 60 milionë euro, Arsenali ka pranuar të paguajë 70 milionë euro në shenjë respekti
ndaj Real Sociedadit.Kjo lëvizje shihet si pjesë e strategjisë së trajnerit Mikel Arteta për të përforcuar mesfushën me lojtarë teknikë dhe taktikisht të disiplinuar.

Zubimendi ka qenë prej kohësh një nga objektivat kryesorë të Arsenalit, për shkak të paraqitjeve të tij të qëndrueshme në La Liga dhe stilit të lojës që përputhet me filozofinë e klubit.
Zyrtarizimi i transferimit pritet të ndodhë pas hapjes së fazës së parë të merkatos së verës, në ditët e para të korrikut. /Telegrafi
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing