Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Muzikë  |  16.06.2025 Ora 17:14   

Këngëtarja britanike, Jessie J, zbuloi se do të bëjë një pushim nga performancat dhe muzika për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale

Konkretisht, ylli 37-vjeçar njoftoi së fundmi se ishte diagnostikuar me kancer në gji. Prandaj, dje gjatë performancës në festivalin Summertime Ball në stadiumin Wembley të Londrës, ajo u tha lamtumirë fansave.

Ndërsa doli në skenë, Jessie J me lot në sy u bëri dedikim atyre që e mbështetën pasi njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit.

“Sot është gjithashtu performanca ime e fundit para se të nisem për të mposhtur kancerin e gjirit. Është kaq e veçantë për mua, nuk e keni idenë. Ndihem kaq e veçantë që jam nga Mbretëria e Bashkuar, për të qenë e sinqertë dhe që mund të them se si ndihem”, u shpreh ajo.

“Jam shumë mirënjohëse për këtë jetë, për ju, për karrierën time, për djalin tim, partnerin tim, prindërit e mi, familjen time, grupin tim dhe ekipin tim. Jemi kaq me fat, kemi kaq shumë për të jetuar, kaq shumë gëzim, kaq shumë, kaq shumë për të bërë”, theksoi artistja.

Siç dihet tashmë, këngëtarja njoftoi së fundmi në një postim në rrjetet sociale se ishte diagnostikuar me kancer në gji, i cili është ende në fazat e hershme. Në atë kohë, ajo tha se do t’i rikthehej karrierës së saj pas trajtimit.

Jessie do t’i nënshtrohet një operacioni menjëherë pas koncertit të saj të fundit në Summertime Ball. Ajo ka një djalë, Sky Safir Cornish Colman, të cilin e lindi në vitin 2023 pasi pësoi një abort të rëndë në nëntor 2021.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing