Justin Bieber ka ndarë një mesazh emocional në Instagram, duke zbuluar vështirësitë e tij me zemërimin dhe ndjesinë e brendshme të thyerjes. “E di që kam probleme me zemërimin… Kam tentuar ta rregulloj veten gjithë jetën,” shkroi ai, duke shprehur zhgënjimin për këshillat e vazhdueshme për të “shëruar veten”.
Megjithëse sfidat vazhdojnë, këngëtari theksoi se besimi i tij në Jezusin është forca që e mban të qëndrueshëm.
Në një postim të veçantë, Bieber ndau me ndjekësit momentin e veçantë të festimit të Ditës së tij të parë të Babait së bashku me bashkëshorten Hailey dhe djalin e tyre, Jack Blues, duke publikuar imazhe të ngrohta familjare.