Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Oqeanet po errësohen - Rrezik për jetën detare

Të Tjera  |  18.06.2025 Ora 11:21   
Oqeanet e botës po bëhen gjithnjë e më të errët, dhe shkencëtarët paralajmërojnë se kjo mund të sjellë pasoja serioze për jetën detare.

Një studim i ri tregon se më shumë se 20% e oqeaneve të Tokës—një sipërfaqe më e madhe se kontinenti aziatik—ka humbur ndjeshëm dritën gjatë dy dekadave të fundit.

Ky fenomen i quajtur “errësimi i oqeaneve” ndikon në zonën fotike, shtresa e sipërme e oqeanit që ndriçohet nga dielli, ku jeton rreth 90% e organizmave detarë dhe ku ndodhin procese të rëndësishme si fotosinteza.

Studiues nga Universiteti i Plymouth analizuan të dhëna satelitore nga NASA (Ocean Color Web) për periudhën 2003 deri në 2022 dhe zbuluan se në afro 10% të oqeaneve, zona fotike është tkurrur me të paktën 50 metra.

Ky ndryshim përbën një kërcënim të madh për ekosistemet detare dhe zinxhirin ushqimor në oqeane.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing