Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Arsenali po mendon për transferimin e yllit të Newcastle

Sport  |  25.06.2025 Ora 16:25   
Arsenali po shqyrton mundësinë e transferimit të Anthony Gordon nga Newcastle United gjatë afatit kalimtar veror.
Sulmuesi i krahut të majtë, 24-vjeçari Gordon, është në listën e objektivave të Mikel Artetës, derisa The Athletic raporton se anglezi  po shihet si një alternativë për të forcuar repartin ofensivë.
Në të njëjtën listë është edhe Rodrygo i Real Madridit me trajnerin Arteta që dëshiron të ketë më shumë zgjidhje në krahët e sulmit për sezonin e ri.
 
Megjithatë, sigurimi i Gordon nuk do të jetë i lehtë. Newcastle e konsideron Arsenalin një rival të drejtpërdrejtë, gjë që mund të vështirësojë çdo marrëveshje.
Një tjetër pengesë është tarifa e lartë që pritet të kërkojë Newcastle, pasi ‘Laraskat’ e vlerësojnë atë rreth 100 milionë euro dhe kjo mund ta vërë nën presion buxhetin e Arsenalit për merkato. Sezonin e kaluar, Gordon zhvilloi 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku shënoi nëntë gola dhe dhuroi gjashtë asistime, derisa në garë për të është edhe Liverpooli.
Mbetet për t’u parë nëse Arsenali do të bëjë një ofertë zyrtare gjatë javëve në vijim.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing