Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
“Captain America: Brave New World” nuk arriti të përmbushë pritshmëritë në kinema, duke arkëtuar rreth 415 milionë dollarë dhe duke u konsideruar një zhgënjim për Marvel Studios. Megjithatë, filmi po njeh një sukses të madh në platformën Disney+, ku sipas të dhënave të Flixpatrol ka qenë filmi i tretë më i ndjekur më 27 qershor 2025 dhe është qëndruar në top 10 për plot 28 ditë.
Filmi madje ka arritur të ngjitet nga pozita e katërt në të tretën, duke treguar se popullariteti i tij vazhdon.
Marvel shpreson që projektet e ardhshme si “The Fantastic Four: First Steps” të ndryshojnë fatin në kinema, ndërkohë që streaming mbetet një dritare shpëtimi për filmat që nuk performojnë siç duhet në box office.