Programi “Ishujt Tanë të Gjallë” i Irlandës, i nisur në vitin 2023, ofron rreth 90,000 dollarë për individët që janë të gatshëm të zhvendosen në ishuj të largët, të ndarë nga deti nëpërmjet baticës, por me popullsi të përhershme.
Qëllimi i këtij programi është të ringjallë komunitetet lokale duke inkurajuar të rinjtë të jetojnë, punojnë dhe të krijojnë familje në këto zona të izoluara.
Grantet mund të përdoren vetëm për rinovimin e shtëpive të braktisura të ndërtuara përpara vitit 1993. Megjithatë, aplikuesit duhet të kenë tashmë leje qëndrimi në Irlandë, çka e bën programin të paarritshëm për shumicën e të huajve.
Disa nga ishujt e përfshirë në këtë skemë janë Arranmore, Clare Island, Bere Island dhe Inis Mór.