Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Keni probleme me disponimin? Kjo mund të jetë arsyeja pse

Të Tjera  |  21.07.2025 Ora 8:03   

Dr. Judith Joseph, psikiatre dhe hulumtuese e certifikuar, ka sjellë në vëmendje një gjendje që shpesh injorohet – depresioni funksional i lartë. Në librin e saj të ri High Functioning: Overcome Your Hidden Depression and Reclaim Your Joy, ajo trajton sesi shumë njerëz, edhe pse duken të suksesshëm dhe funksionalë në jetën e përditshme, vuajnë nga anhedonia – paaftësia për të ndjerë kënaqësi apo gëzim.

Joseph vetë ka kaluar nëpër këtë gjendje, dhe thekson se një nga gabimet më të mëdha është shtypja e ndjenjave dhe vrapimi pas arritjeve si kompensim për boshllëkun emocional.

Ajo sugjeron një qasje të bazuar në pesë elemente (5 V):

  • Validimi i ndjenjave

  • Vajtim/Ventilim me njerëz të besuar

  • Vlerat që japin kuptim jetës

  • Vitetalet – kujdesi për trupin dhe shëndetin

  • Vizioni – për të ndërtuar më shumë gëzim në të ardhmen

Sipas Joseph, lumturia është shpërblim i jashtëm, por gëzimi është diçka që lind nga brenda dhe që mund të kultivohet përmes lidhjeve të forta me veten dhe të tjerët.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing