Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Eklipsi total i Diellit më spektakolar i shekullit vjen më 2 gusht 2027!

Të Tjera  |  21.07.2025 Ora 9:33   
Një eklips total i rrallë dhe i jashtëzakonshëm pritet të ndodhë më 2 gusht 2027, duke zhytur në errësirë për disa minuta pjesë të Europës, Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme. Kohëzgjatja e këtij eklipsi mund të arrijë deri në 6 minuta e 23 sekonda, duke e bërë atë një nga më të gjatat e shekullit!

Zakonisht, eklipset diellore zgjasin vetëm disa minuta të shkurtëra, por ky do të jetë unik falë një përputhjeje të përkryer astronomike:

- Toka do të jetë në aphelion – pika më e largët nga Dielli, duke e bërë Diellin të duket më i vogël,
- Ndërsa Hëna do të jetë në perigee – pika më e afërt me Tokën, duke u dukur më e madhe se zakonisht.

Kjo diferencë në madhësi do të lejojë që Hëna ta mbulojë Diellin për më shumë kohë se zakonisht.
Si të mos mjaftonte kjo, rruga e eklipsit do të kalojë afër ekuatorit, ku hija e Hënës lëviz më ngadalë mbi sipërfaqen e Tokës – duke shtuar edhe më tej kohëzgjatjen e errësirës.

Ky eklips do të jetë më i gjati që mund të shihet nga toka në periudhën nga viti 1991 deri në vitin 2114, duke u ofruar vëzhguesve një mundësi të rrallë për të parë koronën e Diellit me qartësi mahnitëse – një pamje që mund të shijohet vetëm një herë në jetë.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing