Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kina ka shënuar një moment historik në fushën e mjekësisë duke arritur të kthejë mbrapa diabetin e tipit 2 përmes terapisë me qeliza burimore. Një ekip shkencëtarësh në Spitalin Changzheng në Shanghai ka përdorur qeliza të ishujve pankreatik të krijuara nga qelizat burimore të vetë pacientit për të rikthyer prodhimin natyral të insulinës.
Pacienti kishte jetuar me diabet për 33 vjet dhe pas transplantit, nuk ka më nevojë për injeksione me insulinë. Ky përparim i jashtëzakonshëm po konsiderohet si një arritje e parë në nivel global dhe si një hap i madh drejt një trajtimi afatgjatë për miliona njerëz me diabet.
Ndryshe nga terapia klasike me insulinë që vetëm menaxhon sëmundjen, kjo metodë e re rigjeneron qelizat që prodhojnë insulinë, duke e rregulluar vetë trupin për të balancuar nivelin e sheqerit në gjak. Pacienti ka qenë pa insulinë për mbi 33 muaj.
Ekspertët parashikojnë se ky lloj trajtimi mund të komercializohet në vitet e ardhshme, duke sjellë shpresë për një zgjidhje të qëndrueshme për diabetin e tipit 2.