Ikona legjendare e rock-ut, Ozzy Osbourne, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Vdekja e tij u konfirmua të hënën në mëngjes në Los Angeles, vetëm pak javë pas performancës së tij të fundit, emocionale, me grupin Black Sabbath në Villa Park të Birminghamit.
I njohur si “Prince of Darkness”(Princi i Errësirës), Osbourne ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme me hite si “Crazy Train” dhe si vokalist i grupit Black Sabbath, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e heavy metal-it dhe kulturës pop.
Pavarësisht betejës me Parkinsonin dhe problemeve të tjera shëndetësore, ai mbeti i hapur dhe i qëndrueshëm deri në fund. Ndërrimi i jetës së tij shënon mbylljen e një kapitulli monumental në historinë e muzikës rock.