Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi i fundit i serisë Mission: Impossible, The Final Reckoning, ka arritur të inkasojë rreth 591 milionë dollarë globalisht, me përfitime prej 196 milionë dollarësh në SHBA dhe 395 milionë nga tregjet ndërkombëtare.
Nëse arrihet të tejkalohet shifra prej 600 milionë dollarësh para publikimit në digital më 19 gusht, do të jetë një përparim i rëndësishëm. Megjithatë, me një buxhet që luhatet rreth 400 milionë dollarësh, përfshi marketingun, filmi duhet të mbledhë afërsisht 1 miliard dollarë për të qenë fitimprurës në tregun klasik.
Megjithë suksesin kritik dhe performancën solide në cinema, parashikuesit tregojnë se vetëm shitjet përmes platformave streaming dhe rifreskimi i interesit për filmat e mëparshëm mund të ndihmojnë për të kompensuar ndërprerjet në fitimet e parashikuara.
Ky film është renditur i gjashti më i fituar në vitin 2025 dhe sipas shumë analistëve, rezultati financiar do të varet nga shitjet në formatet digjitale që do të vijnë pas premierës