
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Lëndimi serioz i Rodrit, që i dha fund sezonit të tij, do të thotë se ai nuk do të mund të mbrojë trofeun e fituar në vitin 2024 – por kush janë kandidatët kryesorë për të pasuar spanjollin?
Nëse menduat se koha e Ballon d’Or-it për të bërë bujë kishte përfunduar pas epokës dominuese të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, mendoni sërish. Pas një gare nga më të ngushtat ndër vite, Rodri doli fitues në vitin 2024, duke lënë pas në vendin e dytë Vinicius Jr, ndërsa Real Madrid bojkotoi ceremoninë në Paris në shenjë proteste për përjashtimin e yllit të tyre.
Për fat të keq për Rodrin, ai nuk ka mundur ta mbrojë titullin në vitin 2025, pasi mesfushori i Manchester City pësoi një dëmtim të rëndë në gju në shtator. Kjo e ka hapur rrugën për shumë emra të rinj që të aspirojnë trofeun më të madh individual në futboll. Gara për Topin e Artë ka qenë një “rollercoaster” i vërtetë gjatë fushatës evropiane dhe më pas në Kupën e Botës për Klube.
Sezoni 2024-25 nuk pati turne të mëdha ndërkombëtare si dy sezonet paraardhëse, prandaj fituesi i Topit të Artë do të përcaktohet pothuajse ekskluzivisht nga performanca me klubin. Kjo e ka hapur garën për shumë individë që nuk kanë shkëlqyer me kombëtaret e tyre.
Pas publikimit të listës së kandidatëve për Topin e Artë 2025 më 7 gusht, kush janë favoritët për çmimin më prestigjioz individual në botën e futbollit? Si gjithmonë, GOAL i ka ndjekur nga afër të gjithë zhvillimet përmes renditjes së përditësuar të “Ballon d’Or Power Rankings” – ja dhe renditja finale me 20 më të mirët:
Sezoni 2024-25: 16 gola, 6 asistime. Fitoi Serie A.
Vetëm një vit pas largimit nga Manchester United, pak kush do ta kishte parashikuar se McTominay do të përfundonte në listën e kandidatëve për Topin e Artë. Megjithatë, askush nuk pati ndikim më të madh në futbollin italian se mesfushori skocez, i cili fitoi çmimin MVP të Serie A, duke udhëhequr Napolin drejt titullit të katërt në histori.
Ai shënoi gola vendimtarë në fazën e fundit të kampionatit dhe ishte shtytësi kryesor në skuadrën e Antonio Conte-s, në një nga ngritjet më të befasishme dhe të menjëhershme në historinë e futbollit modern.
Sezoni 2024-25: 22 gola, 24 asistime. Fitoi Bundesligën.
Kur Bayern Munich pagoi 60 milionë euro për Olise nga Crystal Palace, kishte skepticizëm. Por francezi i ri shpejt e mbylli gojën kritikëve, duke u shndërruar në krijuesin kryesor të bavarezëve, edhe pse në skuadër ishte Harry Kane.
Me paraqitje të shkëlqyera edhe në Kupën e Botës për Klube, Olise u konfirmua si një nga yjet në ngjitje të futbollit evropian.
Sezoni 2024-25: 24 gola, 20 asistime. Fitoi Superkupën e UEFA-s dhe Kupën Ndërkontinentale.
Pasi përfundoi në vend të dytë në Topin e Artë 2024, Vinicius deklaroi se “bota nuk është gati” për misionin e tij të hakmarrjes. Edhe pse e nisi sezonin në formë shpërthyese, performanca e dobët në Kupën e Botës për Klube mund ta lërë jashtë 10-shes më të mirë për vitin 2025.
Sezoni 2024-25: 7 gola, 10 asistime. Fitoi Ligën e Kampionëve, Ligue 1, Coupe de France, Trophee des Champions dhe Ligën e Kombeve.
Transferimi prej 60 milionë eurosh nga Benfica rezultoi një goditje e madhe për PSG-në. Neves tregoi klasë të lartë në mesfushë, me një stil modern që kombinon fuqinë fizike me teknikën. Ai ishte hero në përmbysjen ndaj Man Cityt, edhe pse sezoni i tij u mbyll me karton të kuq në finalen e Kupës së Botës për Klube, pas një momenti të pahijshëm ndaj Marc Cucurellas.
Sezoni 2024-25: 63 gola, 16 asistime. Fitoi Liga Portugal dhe Taca de Portugal.
Gyökeres shpërtheu me Sporting CP, duke shënuar një “hat-trick” kundër Manchester City-t në Champions League. Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ai nënshkroi me Arsenalin dhe siguroi një vend në listën e Topit të Artë, edhe pse nuk fitoi Këpucën e Artë të Evropës.
Sezoni 2024-25: 19 porta të paprekura. Fitoi Ligën e Kampionëve, Ligue 1, Coupe de France dhe Trophee des Champions.
Përkundër mungesës së portierëve në historinë e Topit të Artë, Donnarumma arriti të spikasë falë paraqitjeve vendimtare në Champions, veçanërisht në penalltitë kundër Liverpoolit dhe ndërhyrjeve vendimtare ndaj Aston Villa-s dhe Arsenal-it.
Sezoni 2024-25: 44 gola, 5 asistime. Fitoi La Liga, Copa del Rey dhe Superkupën e Spanjës.
Pasi nuk u përfshi fare në listën e kandidatëve për Topin e Artë 2024, dukej sikur ëndrra e Lewandowskit për të fituar çmimin përfundimisht kishte marrë fund. Por rikthimi i tij nën drejtimin e Hansi Flick te Barcelona i riktheu vitet e arta.
Edhe pse ndonjëherë e tregonte moshën dhe në skuadër kishte lojtarë më shpërthyes, Lewandowski mbeti një qendërsulmues i jashtëzakonshëm dhe meritoi rikthimin në listën e kandidatëve.
Sezoni 2024-25: 7 gola, 10 asistime. Fitoi La Liga, Copa del Rey dhe Superkupën e Spanjës.
Shifrat e tij nuk janë të frikshme, por kushdo që ndoqi Barcelonën këtë sezon, e di se Pedri ishte zemra e skuadrës së Hansi Flick. Pasi qëndroi i shëndetshëm për herë të parë pas disa viteve, ai tregoi pse ishte cilësuar si talent gjigant në adoleshencë.
Paraqitja e tij në finalen e Copa del Rey mbetet një nga më të mirat e sezonit. Një fitues i mundshëm i Topit të Artë në të ardhmen.
Sezoni 2024-25: 18 gola, 14 asistime. Fitoi Kupën e Botës për Klube dhe Conference League.
Palmer e nisi sezonin në mënyrë të jashtëzakonshme dhe për një kohë e çoi Chelsea-n deri në vendin e dytë në Premier League. Megjithatë, forma e tij ra pas janarit.
Ai rikuperoi gjithçka me dy paraqitje spektakolare në finalet e Conference League dhe Kupës së Botës për Klube, veçanërisht kundër PSG-së. Nominimi i dytë për Topin e Artë është i merituar.
Sezoni 2024-25: 48 gola, 14 asistime. Fitoi Bundesligën.
Më në fund ndodhi: Kane fitoi trofe! Me 31 vjeç, kapiteni i Anglisë tregoi se instinkti i tij për gol është ende i gjallë, duke e çuar Bayern-in te titulli kampion.
Edhe pse dështoi në Champions League dhe Kupën e Botës për Klube, loja e tij e gjithanshme e mban brenda 10-shes më të mirë.
Sezoni 2024-25: 7 gola, 12 asistime, 18 porta të paprekura. Fitoi Ligën e Kampionëve, Ligue 1, Coupe de France, Trophee des Champions dhe Ligën e Kombeve.
Mbrojtësi i majtë portugez shpërtheu këtë sezon. Ai neutralizoi Mohamed Salah dhe Bukayo Saka në Champions, shënoi në gjysmëfinale dhe asistoi në finale.
Në finalen e Nations League kundër Spanjës, ndali Lamine Yamal dhe shënoi gol, duke e përforcuar kandidaturën për top 10.
Sezoni 2024-25: 15 gola, 13 asistime. Fitoi Ligën e Kampionëve, Ligue 1, Serie A dhe Coupe de France.
Edhe pse shifrat nuk janë marramendëse, Kvaratskhelia pati ndikim vendimtar në fitoret e PSG-së dhe Napolit. Goli i tij ndaj Aston Villas në çerekfinale të Champions-it ishte ndër më të bukurit.
Kandidatura e dytë për Topin e Artë është e sigurt.
Sezoni 2024-25: 16 gola, 16 asistime. Fitoi Champions League, Ligue 1, Coupe de France dhe Trophee des Champions.
I ardhur nga Rennes, Doue nuk ishte gjithmonë titullar, por çdo minutë e shfrytëzoi në maksimum. Ai mahniti në finalet e Ligës së Kampionëve dhe Coupe de France, duke u kthyer në një “lojtar për ndeshje të mëdha”.
Sezoni 2024-25: 13 gola, 17 asistime, 26 porta të paprekura. Fitoi Champions League, Ligue 1, Coupe de France dhe Trophee des Champions.
I pandalshëm në krahun e djathtë, Hakimi shënoi në të gjitha fazat e Champions League – çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale. Si defensivisht, ashtu dhe në sulm, marokeni dominoi, dhe me siguri meriton të jetë në mesin e 10 më të mirëve.
Sezoni 2024-25: 46 gola, 7 asistime. Fitoi Superkupën e UEFA-s dhe Kupën Ndërkontinentale.
Mbappé shënoi një het-trik ndaj Man City-t në Champions, por sezoni u shkatërrua në fund: Real Madrid humbi Championsin, Kupën e Mbretit dhe La Ligën.
Edhe pse fitoi Këpucën e Artë të Evropës, ëndrra për Topin e Artë do të duhet të presë.
Sezoni 2024-25: 36 gola, 24 asistime. Fitoi Ligën Premier.
Salah rinovoi kontratën me Liverpool dhe riktheu formën e tij më të mirë nën drejtimin e trajnerit Arne Slot.
Por eliminimi i hershëm nga Champions-i dhe performanca e dobët në finalen e Carabao Cup dobësuan shpresat e tij për të fituar Topin e Artë. Prapëseprapë, ai mbetet kandidati më serioz afrikan që nga viti 1995.
Sezoni 2024-25: 39 gola, 25 asistime. Fitoi La Liga, Copa del Rey dhe Superkupën e Spanjës.
Fillimisht ishte afër largimit, por përfundoi si lojtari më vendimtar i Barcelonës. Me numra të frikshëm dhe rol kyç në tre trofetë vendas, Raphinha pati sezonin më të mirë të karrierës – por ndoshta jo mjaftueshëm për ta fituar Topin e Artë.
Sezoni 2024-25: 8 gola, 8 asistime. Fitoi Champions League, Ligue 1, Coupe de France, Trophee des Champions dhe Ligën e Kombeve.
Ai ishte zemra e mesfushës së PSG-së dhe shpesh krahasohej me Xavi. Pasi udhëhoqi skuadrën drejt tripletës, ai shkëlqeu edhe me Portugalinë në Nations League dhe në Kupën e Botës për Klube.
Nëse nuk e fiton këtë vit, do të jetë në garë serioze në vitet në vijim.
Sezoni 2024-25: 21 gola, 26 asistime. Fitoi La Liga, Copa del Rey dhe Superkupën e Spanjës.
Vetëm 18 vjeç, Yamal u shfaq si talenti më i madh në botë këtë sezon. Ai mahniti në Champions, veçanërisht kundër Inter-it, dhe ishte lojtari më i frikshëm i La Ligës.
Ai ka edhe tri sezone për të thyer rekordin si fituesi më i ri i Topit të Artë, dhe këtë vit ishte shumë pranë.
Sezoni 2024-25: 37 gola, 16 asistime. Fitoi Champions League, Ligue 1, Coupe de France dhe Trophee des Champions.
A është ky viti kur “versioni i vërtetë” i Dembele më në fund erdhi? Pas vitesh të trazuara te Barcelona, ai shkëlqeu me PSG-në. Shënoi gola vendimtarë në Anfield dhe Emirates në Champions League dhe asistoi dy herë në finale.
Edhe pse nuk shkëlqeu në finalen e Kupës së Botës për Klube, askush tjetër nuk kishte një sezon më produktiv në aspektin individual dhe ekipor. Ai është favorit absolut për të fituar Topin e Artë 2025.