Klubi francez, Paris Saint-Germain thuhet se i ka caktuar çmimin e largimit portierit Gianluigi Donnarumma.
Portieri italian dhe drejtuesit parisien nuk po arrijnë assesi marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Kontrata e ish-portierit të Milanit skadon në verën e vitit 2026, kështu që klubi nga ‘Parc des Princes’ nuk dëshiron ta humb me parametra zero.
Drejtuesit e parisienëve kanë vendosur tashmë të mos i ofrojnë më kontratë të re duke e vendosur në treg dhe duke treguar çmimin e tij.
Sipas gazetarit të njohur Ben Jacobs, PSG dëshiron të paktën 26 milionë funte (30 milionë euro) për Gianluigi Donnarumma pasi vendosi të mos i ofrojë atij një kontratë të re.
Për portierin interesim kanë shprehur tashmë klubet angleze si Chelsea, Manchester City dhe Manchester United