
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka konfirmuar se futbollisti Leon Avdullahu ka vendosur të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës.
“Leoni, i udhëhequr nga zemra e tij, ka vendosur që të luaj për Kosovën. Me këtë vendim ai dëshmoi fuqishëm se Kosova mbetet zgjedhje zemre dhe se identiteti e prejardhja nuk mohohen,” tha Ademi.
Avdullahu pritet të bëjë debutimin e tij të parë në fanellën dardane pikërisht kundër Zvicrës, në një sfidë që mban gjithmonë peshë të veçantë për futbollin kosovar.
Presidenti i FFK-së i uroi mirëseardhje lojtarit, duke theksuar se ky është fillimi i një rruge të gjatë dhe të suksesshme si për kombëtaren, ashtu edhe për vetë Leonin.