Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Fansat e filmit kult “Friday” mund të kenë arsye për festë. Aktorët Ice Cube dhe Mike Epps kanë konfirmuar se filmi i katërt i sagës, Last Friday, është zyrtarisht në zhvillim.
Sipas tyre, xhirimet pritet të nisin deri në fund të këtij viti. Një nga lajmet më të përfolura është mundësia e rikthimit të Chris Tucker në rolin ikonik të Smokey.
Mike Epps ka treguar se kanë qenë në kontakt me Tucker dhe se aktori dëshiron të rikthehet, ndërsa Ice Cube u shpreh optimist duke thënë se “beson që ai do ta bëjë”.
Filmi i ri pritet të vazhdojë ngjarjet pas “Next Friday” dhe “Friday After Next”, me fokus në ndryshimet sociale në South Central Los Angeles. Ende nuk është bërë publik një datë zyrtare e publikimit.
Filmi origjinal Friday u publikua në vitin 1995 dhe u kthye në një klasik të komedisë, duke nisur karrierat e shumë komedianëve të njohur.