Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Po përgatitet biografia e Billy Joel në film -pa miratimin e tij

Film  |  20.05.2026 Ora 8:17   

Një film biografik për këngëtarin e njohur Billy Joel është në zhvillim, por projekti nuk ka marrë miratimin e tij dhe as të drejtat për muzikën apo jetën e artistit.

Sipas Variety, filmi me titull “Billy & Me” do të fokusohet në periudhën e hershme të karrierës së Joel, përpara suksesit të madh me albumin “Piano Man”. Historia do të tregohet nga këndvështrimi i menaxherit të tij të parë, Irwin Mazur, nga zbulimi i artistit në vitin 1966 deri te marrëveshja me Columbia Records në vitin 1972.

Filmi është ende në fazë zhvillimi dhe xhirimet pritet të fillojnë në vjeshtë në Kanada dhe New York. Regjinë e projektit e bën John Ottman, ndërsa skenarin e ka shkruar Adam Ripp.

Përfaqësuesit e Billy Joel kanë deklaruar se artisti nuk ka dhënë asnjë autorizim për projektin dhe se përdorimi i emrit dhe muzikës së tij nuk është i lejuar.

Megjithatë, bashkëpunëtorë të afërt të historisë së tij janë të përfshirë në projekt dhe e kanë përshkruar filmin si një portret të sinqertë të viteve të hershme të karrierës së tij.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing