Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi i ri “Tom Clancy’s Jack Ryan: Ghost War”, me aktorin John Krasinski në rolin kryesor, ka debutuar me reagime të përziera dhe një rekord jo pozitiv nga publiku.
Sipas platformës së vlerësimeve Rotten Tomatoes, filmi ka nisur me vetëm 49% vlerësim nga audienca, duke u bërë projekti me rezultatin më të ulët në epokën e Jack Ryan të interpretuar nga Krasinski. Edhe kritikët nuk kanë qenë shumë entuziastë, duke i dhënë filmit rreth 46%.
Megjithatë, pavarësisht kritikave, “Tom Clancy’s Jack Ryan: Ghost War” po rezulton i suksesshëm sa i përket shikueshmërisë, duke u renditur aktualisht si filmi më i ndjekur në platformën Prime Video në SHBA.
Filmi rikthen personazhin e njohur Jack Ryan në një mision të ri për të zbuluar një komplot global, tre vite pas përfundimit të serialit të njohur televiziv.