Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Shqipëria vazhdon të mbetet një ndër destinacionet më të preferuara në rajon. Vetëm gjatë katër muajve të parë të këtij viti, vendin e kanë vizituar mbi 2.5 milionë shtetas të huaj.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në Shqipëri, numri i turistëve është rritur me 5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Pothuajse gjysma e vizitorëve kanë qenë nga Kosova, ndërsa pas tyre renditen turistët nga Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Greqia, Anglia, Turqia, Serbia dhe Polonia.
Muaji prill rezulton më i suksesshmi deri tani për turizmin, me afro 900 mijë vizitorë të huaj. Krahasuar me prillin e vitit të kaluar, kjo shifër shënon rritje prej rreth 9 për qind.