Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Programet e AI-së po akuzojnë shkrimtarët për vjedhje, a mund t'ju besohet detektorëve?

Të Tjera  |  22.10.2026 Ora 7:48   
Bota e letërsisë ndërkombëtare është përfshirë nga një valë e re dyshimesh. Që nga fillimi i vitit, çmime të rëndësishme letrare si "Caine Prize", "Commonwealth Short Story Prize" dhe "Goncourt" janë goditur nga akuza ndaj fituesve për përdorimin e inteligjencës artificiale (AI) gjatë shkrimit të veprave të tyre.

Skandali ka marrë përmasa të mëdha për shkak të përdorimit të detektorëve të AI-së si Pangram, të cilët pretendojnë se mund të identifikojnë nëse një tekst është shkruar nga njeriu apo nga chatbot-i. Sidoqoftë, shumë autorë të akuzuar – përfshirë fituesin e çmimit Caine, Simbarashe Kundizeza, dhe shkrimtarin Jamir Nazir – i kanë mohuar kategorikisht këto pretendime, duke sqaruar se veprat janë 100% punë e tyre origjinale.

Ekspertët paralajmërojnë se këto programe detektuese nuk janë plotësisht të sakta dhe shpesh nxjerrin "rezultate të rreme pozitive", veçanërisht ndaj autorëve që nuk e kanë gjuhën angleze si gjuhë amëtare apo që përdorin një stil më specifik shkrimi. Kjo situatë ka krijuar një klimë mosbesimi ku institucionet po detyrohen t'u kërkojnë shkrimtarëve historikun e draftit dhe shënimet e punës për të dëshmuar origjinalitetin e tyre.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing