Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Autoritete shëndetësore në Francë kanë raportuar rastin e parë tek njerëzit me virusin Shamonda, i cili zakonisht prek bagëtinë. Pacienti, i moshës rreth 60-vjeçare nga rajoni i Lionit që vuan nga një sëmundje tjetër e rëndë, ka ndërruar jetë.
Pavarësisht këtij rasti të paprecedentë shkencor, Ministria e Shëndetësisë në Francë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëjnë me dije se nuk ka vend për alarm apo krizë të shëndetit publik, pasi virusi nuk transmetohet nga njeriu te njeriu apo nga kafshët te njerëzit.
Çfarë dihet për virusin Shamonda?
Mënyra e transmetimit: Virusi bartet përmes kafshimit të mushkonjave të vogla (midges) dhe prek kryesisht gjedhët, kuajt, delet dhe dhitë.
Shkaku i infektimit: Rasti te njeriu lidhet drejtpërdrejt me sistemin e tij imunitar të dobësuar rëndë.
Përhapja te kafshët: Virusi u identifikua për herë të parë në Nigeri në vitet '60, ndërsa këtë verë është detektuar te bagëtitë në disa shtete europiane, përfshirë Gjermaninë, Zvicrën, Francën dhe Italinë.