Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rregulla të reja nga Airbnb: Mysafirët nuk do të obligohen më të lajnë enët apo të heqin çarçafët

Të Tjera  |  23.10.2026 Ora 8:09   
Platforma globale e akomodimit Airbnb ka përditësuar rregullat e saj për të lehtësuar qëndrimin e udhëtarëve, duke ndaluar pronarët e shtëpive (hosts) që t'u ngarkojnë mysafirëve punë të rënda shtëpiake në fund të qëndrimit.

Sipas politikës së re, larja e enëve, heqja e çarçafëve të krevatit apo nxjerrja e mbeturinave nuk do të jenë më pjesë e detyrimeve për mysafirët. Pronarët mund të kërkojnë vetëm që enët e përdorura të lihen në lavaman.

Pikat kryesore të rregullave të reja:

  • Ndalimi i punëve të rënda: Detyrat që kërkojnë kohë dhe përpjekje (që zakonisht i kryejnë pastruesit) hiqen nga lista e obligimeve të mysafirit.

  • Transparenca ne rezervim: Pronarët duhet t'i shfaqin rregullat qartë që në fillim dhe nuk mund të vendosin dënime financiare apo rregulla shtesë pas rezervimit.

  • Standardizimi: Airbnb do të ofrojë vetëm 7 rregulla standarde bazë (p.sh. orari i qetësisë, mbajtja e kafshëve shtëpiake, apo numri maksimal i personave).

Përditësimi vjen pas ankesave të shumta nga përdoruesit për kërkesa të tepruara dhe joreale nga pronarët e banesave.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing