Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Shanghai ka publikuar listën zyrtare të filmave në garën kryesore për “Golden Goblet Awards”, ku të gjitha 12 titujt do të shfaqen si premiera botërore – një rast i parë në historinë e kësaj kategorie.
Edicioni i 28-të i festivalit mbahet nga 12 deri më 21 qershor dhe këtë vit përfshin 49 filma në pesë kategori garuese, të përzgjedhur nga rreth 4,100 aplikime nga 125 vende dhe rajone.
Në garën kryesore dominojnë produksione nga vende të ndryshme të botës, me përfaqësim të fortë nga Evropa dhe Azia. Ndër filmat kinezë veçohen tri projekte të regjisorëve të rinj, ndërsa pjesa tjetër e listës përfshin produksione nga Gjermania, Kanadaja, Turqia, Brazili, Rusia dhe vende të tjera.
Organizatorët theksojnë se përzgjedhja e këtij viti e pozicionon festivalin si një platformë për premiera dhe zbulimin e talenteve të reja, më shumë sesa një hapësirë për filma që tashmë kanë qarkulluar në festivale të tjera.
Juria e garës kryesore udhëhiqet nga aktori Tony Leung Chiu-wai dhe përbëhet nga emra të njohur të industrisë së filmit nga Kina, Evropa, Afrika dhe Amerika Latine.
Festivali hapet më 12 qershor me filmin “Afterpiece”, një dramë psikologjike nga Hong Kongu.