Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një letër dyfaqëshe e shkruar nga Princesha Diana në nëntor të vitit 1995 do të dalë në ankand, duke tërhequr vëmendjen e koleksionistëve dhe adhuruesve të familjes mbretërore.
Letra i ishte drejtuar një fansi, Michael Barratt, i cili i kishte dërguar një mesazh mbështetës pas intervistës së saj të bujshme në BBC Panorama.
Në përgjigjen e saj, Diana shprehte mirënjohje dhe theksonte se ishte thellësisht e prekur nga fjalët e tij, veçanërisht nga mesazhi për vetëdijen dhe përballimin e sfidave në jetë, sipas shtëpisë së ankandeve “Reeman Dansie”.
Ajo gjithashtu shprehte shpresën që intervista, ku kishte folur për prishjen e martesës me Princin Charles për shkak të pabesisë, të ndihmonte gra të tjera që përballeshin me situata të ngjashme.
Sipas shtëpisë së ankandeve, Diana kishte shkruar edhe për rëndësinë e komunikimit më të thellë me djemtë e saj, Princin William dhe Princin Harry.
Letra, e cila pritet të shitet për 4,000 deri në 6,000 dollarë, vjen së bashku me zarfin origjinal që mban emrin dhe adresën e shkruar me dorë të Princeshës Diana.