Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare për ngjarjet demografike gjatë muajit korrik 2026.
Sipas ASK-së, gjatë këtij muaji janë regjistruar 2 mijë e 691 lindje, prej të cilave 1 mijë e 423 meshkuj dhe 1 mijë e 268 femra. Krahasuar me qershorin, lindjet janë rritur për 0.6 për qind.
Në korrik janë regjistruar edhe 873 vdekje, 476 meshkuj dhe 397 femra. Në krahasim me muajin paraprak, numri i vdekjeve ka rënë për 5.1 për qind.
Ndërkohë, janë regjistruar 1 mijë e 344 kurorëzime, 5.1 për qind më shumë se në qershor.
Sa i përket shkurorëzimeve, në Kosovë janë regjistruar 168 raste, duke shënuar rritje prej 14.3 për qind krahasuar me qershorin.