Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Prishtina me lidhje të re rrugore, Rama: Qarkullim më i shpejtë dhe më efikas

Të Tjera  |  08.06.2026 Ora 8:25   
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar hapjen e një lidhjeje të re rrugore që do të lidhë rrugën “Agim Ramadani” me rrugën “Bajram Kelmendi”, në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e qarkullimit në kryeqytet.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama tha se projekti synon të lehtësojë lëvizjen e automjeteve dhe të krijojë qasje më të shpejtë për qytetarët në këtë zonë të qytetit.

“Po hapim një lidhje të re nga rruga ‘Agim Ramadani’ drejt rrugës ‘Bajram Kelmendi’”, ka shkruar ai.

Sipas kreut të komunës, kjo ndërhyrje do të mundësojë lëvizje më të lehtë dhe më efikase për qytetarët, duke reduktuar kohën e udhëtimit dhe duke përmirësuar rrjedhën e trafikut.

“Më shkurt, më thjeshtë, më shpejt”, është shprehur Rama.

Ndërkohë, Komuna e Prishtinës ende nuk ka publikuar detaje shtesë lidhur me afatet e realizimit të projektit, koston apo karakteristikat teknike të lidhjes së re rrugore.

Ky projekt vjen në një periudhë kur kryeqyteti po përballet me fluks të shtuar të automjeteve dhe sfida të vazhdueshme në menaxhimin e trafikut urban.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing