Ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë se, ndonëse është shumë e rrallë, alergjia ndaj spermës është një gjendje reale që mund të shkaktojë reaksione serioze tek disa persona.
Simptomat mund të përfshijnë djegie, skuqje, ënjtje, kruarje, urtikarie dhe, në raste të rralla, reaksione të rënda alergjike që kërkojnë trajtim urgjent.
Sipas specialistëve, alergjia lidhet me proteinat që gjenden në lëngun seminal dhe jo me spermatozoidet. Diagnoza vendoset nga mjeku specialist, ndërsa trajtimi mund të përfshijë përdorimin e prezervativëve, medikamente kundër alergjisë ose terapi të specializuara, varësisht nga rasti.
Mjekët theksojnë se personat që përjetojnë simptoma të pazakonta pas marrëdhënieve seksuale duhet të kërkojnë këshillë profesionale dhe të mos i neglizhojnë shenjat.