Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kopenhaga e Danimarkës është shpallur qyteti më i jetueshëm në botë për të dytin vit radhazi, sipas indeksit vjetor të prestigjiozes Economist Intelligence Unit (EIU) për vitin 2026. Kryeqyteti danez arriti të mposhtë sërish Vjenën e Austrisë, e cila mban vendin e dytë, duke marrë nota "perfekte" në kategori kyçe si stabiliteti, infrastruktura dhe edukimi.
Në këtë rangim prej 173 qytetesh, ku merren parasysh kujdesi shëndetësor, kultura dhe mjedisi, pas Danimarkës dhe Austrisë renditen qytetet australiane Melbourne (vendi i 3-të) dhe Sydney (vendi i 4-të). Ndërkaq, Azia po shënon rritje të dukshme: tashmë në top 20 qytetet më të jetueshme në botë, 9 prej tyre janë aziatike (me Osakën dhe Tokion në top 10), duke lënë pas Evropën që ka 7 qytet në këtë grup.
Në anën tjetër të medaljes, pasojat e luftërave kanë ndikuar negativisht në Lindjen e Mesme. Qytete si Muskati dhe Kuvajti kanë pësuar rënie të madhe në stabilitet për shkak të konfliktit me Iranin, ndërsa Teherani ka rënë në vendin e 164-të. Kievi i Ukrainës renditet në vendin e 166-të, ndërsa Damasku i Sirisë vazhdon të mbetet qyteti më i pajetueshëm në botë.