Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Vjena ka rritur ndjeshëm taksën lokale për turistët, duke u bërë qyteti me taksën e dytë më të lartë turistike në Evropë, pas Amsterdamit.
Nga korriku, taksa është rritur nga 3.2 në 5 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm pritet të arrijë në 8 për qind. Vendimi vjen pas rritjes së madhe të numrit të turistëve, me mbi 20 milionë qëndrime gjatë natës në vitin 2025.
Industria e hotelerisë ka kundërshtuar këtë masë, duke paralajmëruar se taksat më të larta mund ta bëjnë Vjenën më pak konkurruese ndaj destinacioneve të tjera.
Ndërkohë, autoritetet e qytetit thonë se turistët përdorin infrastrukturën publike dhe se kjo taksë do të ndihmojë në investime për zhvillimin e qytetit.