Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova humbi rreth 35 mijë nxënës në gjashtë vjet, ekspertët alarmojnë për emigrimin dhe rënien e natalitetit

Vendi  |  20.07.2026 Ora 7:38   

Shkollat në Kosovë kanë humbur rreth 35 mijë nxënës gjatë gjashtë viteve të fundit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Njohësit e arsimit vlerësojnë se shkaktarët kryesorë janë emigrimi i familjeve, rënia e natalitetit dhe sfidat në sistemin arsimor. Sipas tyre, shumë prindër po zgjedhin të largohen nga vendi në kërkim të një arsimi më cilësor dhe mundësive më të mira për fëmijët e tyre.

Ekspertët kërkojnë nga Ministria e Arsimit riorganizim të rrjetit shkollor, planifikim sipas zhvillimeve demografike dhe politika që do të ndihmonin në frenimin e emigrimit dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Deri në publikimin e raportit, Ministria e Arsimit nuk ka dhënë përgjigje lidhur me masat që planifikon të ndërmarrë për këtë çështje.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing