Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Pas eklipsit të plotë diellor të kësaj jave, adhuruesit e astronomisë kanë një tjetër arsye për të planifikuar udhëtime. Më 2 gusht 2027 do të ndodhë një nga eklipset diellore më spektakolare të dekadave të ardhshme.
Sipas astrofizikanëve, faza e plotë e eklipsit do të zgjasë më shumë se gjashtë minuta, duke e bërë atë eklipsin e plotë më të gjatë për pjesën e mbetur të jetës sonë.
Hija e Hënës do të kalojë nëpër Spanjën jugore, Gjibraltar, Marok, Algjeri, Tunizi, Libi, Egjipt, Arabinë Saudite, Somali dhe Jemen.
Eklipsi do të jetë veçanërisht mbresëlënës në Egjipt, pasi rruga e tij do të kalojë pranë Luginës së Mbretërve në Luksor dhe Piramidës së Madhe të Gizës, ndërsa do të përfshijë edhe Mekën.
Ekspertët këshillojnë që udhëtimi të planifikohet herët, pasi akomodimet përgjatë zonës së eklipsit pritet të mbushen shpejt dhe çmimet mund të rriten ndjeshëm.
Ndërkohë, një eklips i pjesshëm do të jetë i dukshëm edhe nga pjesë të mëdha të Evropës, Afrikës dhe Lindjes së Mesme.