Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi “The Social Reckoning”, vazhdim i filmit të njohur “The Social Network” të vitit 2010, trajton zbulimet e një sinjalizueseje për problemet dhe ndikimin e rrjeteve sociale. Megjithatë, sipas një kritike të BBC-së, filmi nuk arrin të krijojë tensionin dhe emocionin që pritet nga një dramë investigative.
Me regji dhe skenar të Aaron Sorkin, filmi sjell Jeremy Strong në rolin e Mark Zuckerbergut, ndërsa Jeremy Allen White luan gazetarin investigativ Jeff Horwitz dhe Mikey Madison interpreton sinjalizuesen Frances Haugen.
Ngjarja zhvillohet rreth përpjekjeve të gazetarit për të zbuluar të dhëna të brendshme të Facebook-ut. Haugen i zbulon atij shqetësime lidhur me mënyrën se si platforma mund t'i shtyjë përdoruesit drejt grupeve ekstremiste, si dhe ndikimin e rrjeteve sociale në shëndetin mendor.
Kritika vlerëson se filmi trajton një temë të rëndësishme, por personazhet dhe rrëfimi nuk krijojnë konfliktin dhe urgjencën e nevojshme. Ndryshe nga “The Social Network”, i cili u vlerësua gjerësisht dhe fitoi tri çmime Oscar, vazhdimi konsiderohet më pak dinamik dhe më pak mbresëlënës.
“The Social Reckoning” zgjat 1 orë e 52 minuta. Sipas artikullit të BBC-së, filmi ishte planifikuar të dilte në kinematë amerikane dhe britanike më 9 tetor.