Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aktori Brent Spiner ka zbuluar detaje për një projekt të parealizuar të filmit “Star Trek”, i cili do të bashkonte personazhe nga gjenerata të ndryshme të kësaj ekskluziviteti të njohur fantastiko-shkencor.
Spiner dhe skenaristi John Logan kishin ideuar një vazhdim të filmit “Star Trek: Nemesis”, të publikuar në vitin 2002. Ata e përshkruanin projektin si “Justice League of Star Trek”, pasi synonin të bashkonin kapitenë, ekipe dhe kundërshtarë të njohur nga periudha të ndryshme të serisë.
Sipas Spinerit, historia do të përfshinte udhëtimin në kohë dhe rikthimin e personazheve të njohura, përfshirë Kirk, Spock dhe Archer. Disa personazhe do të interpretonin nga dy role.
Megjithatë, projekti nuk u realizua. Spiner bëri të ditur se drejtuesit e Paramount nuk e miratuan idenë, kryesisht për shkak të kostos së lartë të prodhimit.
Dështimi komercial i “Star Trek: Nemesis” kishte ndikuar në planet për vazhdimin e filmave me personazhet e “Star Trek: The Next Generation”.
Edhe sot, rikthimi i një projekti të tillë mbetet i pasigurt, ndërsa planet e reja për filmat “Star Trek” synojnë të sjellin histori dhe personazhe që mund të tërheqin një audiencë të re.