Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi aksion-triller “Runner”, me aktorin Alan Ritchson dhe Owen Wilson në rolet kryesore, do të jetë i disponueshëm për blerje në platformat digjitale nga 13 tetori.
Filmi, i prodhuar nga Angel Studios, vjen në platformat digjitale vetëm një muaj pas premierës në kinema në SHBA. Çmimi fillestar për blerje është 24.99 dollarë, ndërsa filmi do të jetë i disponueshëm në Prime Video Store, Apple TV Store, Fandango at Home dhe YouTube.
Ritchson interpreton Hank Malone, një ish-ushtarak që transporton mallra për klientë të ndryshëm. Situata ndërlikohet kur ai duhet të transportojë një organ të rrallë për një fëmijë të sëmurë rëndë, ndërsa ndiqet nga një kartel kriminal.
Filmi drejtohet nga Scott Waugh dhe ndërthur aksionin me elemente të komedisë dhe trilerit. Deri më tani, ai ka arkëtuar afro 18 milionë dollarë në nivel global, kundrejt një buxheti të raportuar prej 35 milionë dollarësh.
Ndërkohë, filmi nuk ka ende një datë zyrtare për publikimin në platformat e transmetimit me abonim.