Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Paralajmërohet protestë në kohën kur Gërvalla e Sveçla do të mbajnë konferencë

Vendi  |  30.10.2026 Ora 7:42   

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë sot, në orën 09:00, konferencë të përbashkët për media lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Konferenca do të mbahet në Zyrën e Kryeministrit, pasi kryeministri Albin Kurti ka pranuar raportet e detajuara nga dy ministritë për këtë rast.

Ndërkohë, protestat në Prishtinë kanë vazhduar për të dytën ditë radhazi, me kërkesa për llogaridhënie institucionale, dorëheqje dhe ndjekje penale të përgjegjësve. Protestuesit po kërkojnë edhe dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës.

Aktivistja Liridon Sijarina ka paralajmëruar se protesta e sotme do të mbahet në orën 09:00, në kohën kur dy ministrat do të dalin para mediave. Ajo ka kërkuar që konferenca të mbahet jashtë objektit të Qeverisë dhe ka thënë se protestuesit nuk do të tërhiqen pa marrë përgjigje dhe pa u adresuar kërkesat e tyre.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, dyshohet nga ish-kunati i saj.

Pas rastit, nga detyra janë suspenduar kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj, prokurorja e rastit, Arlinda Nallbani-Gacaferri, si dhe 11 zyrtarë policorë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing