Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mbi 2 mijë raste të dhunës në familje në Kosovë deri në shtator

Vendi  |  30.10.2026 Ora 7:43   

Vrasja e Arlinda Zekajt më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës ka rikthyer vëmendjen te dhuna në familje dhe reagimi i institucioneve ndaj saj.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, deri në shtator të vitit 2026 janë regjistruar 2,052 raste të dhunës në familje, ku 1,626 viktima janë gra. Gjatë vitit 2025 ishin regjistruar gjithsej 2,711 raste, me 1,931 gra viktima.

Juristi Anton Nrecaj thekson se raportimi i dhunës nuk është përgjegjësi vetëm e viktimave. Edhe personat që janë dëshmitarë të dhunës kanë detyrim ligjor ta raportojnë atë, ndërsa policia duhet të ndërmarrë veprimet e nevojshme pas raportimit.

Sipas tij, kur vlerësohet se rreziku është i lartë, institucionet duhet të bashkëpunojnë për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës, përfshirë edhe bastisjen dhe konfiskimin e armëve, kur plotësohen kushtet ligjore.

Ndërkaq, sociologu Genx Xerxa përmend disa faktorë që mund të ndikojnë në dhunën brenda familjes, përfshirë problemet e shëndetit mendor, përdorimin e substancave psikoaktive, vështirësitë socio-ekonomike dhe vonesat në proceset gjyqësore.

Rasti i Arlinda Zekajt ka nxitur protesta dhe kërkesa për llogaridhënie institucionale, duke rikthyer në qendër të debatit nevojën për mbrojtje më efektive të viktimave dhe reagim me kohë nga institucionet.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing