Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rohde: Kompanitë gjermane kanë nevojë për paqe e kushte për biznes

Ekonomi  |  27.06.2023 Ora 10:36   

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar për kushtet e rrethanat jot ë favorshme pë të zhvilluar bizne në Kosovë  e rajon.

 

Ai pëmres një reagimi në Twitter bëri të ditur se kompanitë gjermane, të cilat po operojnë në rajon janë të shqetësuar nga situata e tensionuar në mes të Kosovës e Serbisë, që ndikon potencialisht në bizneset e tyre.

Ambasadori Rohde, lidhur me këtë ka përmendur shqetësimin e kryetares së Shoqatës Gjermane të Biznesit Lindor, Cathrina Claas-Muhlhauser, e cila kishte shprehur shqetësime duke vënë në dukje nevojën për kushte paqësore dhe të besueshme për kompanitë që operojnë në këtë zonë.

Kryetarja e kësaj shoqate të biznesit, theksoi rëndësinë e përpjekjeve diplomatike dhe dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për të zbutur tensionet dhe gjetur zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, duke krijuar një mjedis politik stabël dhe sistem ligjor të parashikueshme për të marrë vendime të informuara në biznes, për të tërhequr investitorë dhe për të siguruar sigurinë e punonjësve dhe pasurive të tyre./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Ekonomi

Marketing