Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Inspektorati kontrolle në pikat shitëse të naftës për të vërtetuar se qytetarët nuk po mashtrohen

Ekonomi  |  13.07.2023 Ora 10:16   

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se Inspektorati i Tregut po bën kontrolle të pikave shitëse të karburanteve të naftës, për t’u vërtetuar se qytetarët nuk po mashtrohen në sasinë e karburanteve që paguajnë.

Nga MINT kanë treguar edhe si po bëhen matjet për të vërtetuar nëse litri i deklaruar ka sasinë e saktë.

“Inspektorati i Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me zyrtarët e Agjencisë të Metrologjisë së Kosovës, kanë vazhduar verifikimin e sasisë nëpër pikat e shitjes së derivateve të naftës, me qëllim të parandalimit të çfarëdo mashtrimi që mund të bëhet me sasinë e deklaruar.

Përmes etalonëve të kalibruar, nga inxhinierët e metrologjisë, bëhen matjet e duhura me anë të të cilave vërtetohet nëse litri i deklaruar ka sasinë e saktë”, thuhet në njoftim.

Në rastet kur ka devijime, Ministria ka thënë se Inspektorati i Tregut po ndërmerr masat e duhura ndëshkuese ndaj subjekteve që kanë mashtruar konsumatorët.

“Inspektorati i Tregut, do të vijojë të mbikëqyrë tregun me intensitet të shtuar dhe të trajtojë secilën nga ankesat e konsumatorëve, për çfarë edhe i inkurajon ata që të paraqesin parregullsitë që hasin”, thuhet në njoftim./eo/

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Ekonomi

Marketing