Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dogana e Kosovës arrin rekord të hyrash, mbledh 1 miliard euro

Ekonomi  |  23.08.2023 Ora 8:07   

Dogana e Republikës së Kosovës deri tani ka mbledhur mbi 1 miliard euro, duke tejkaluar vitin e kaluar me 71 milionë euro apo 7.62 për qind, e me këtë rast ka shënuar një rekord të hyrash për Buxhetin e Republikës së Kosovës.

 

“Duke ditur se edhe viti i kaluar ka pasur trend shumë pozitiv të rritjes dhe njëkohësisht është rritur efekti kundërveprues i thellimit të shkallëve të marrëveshjeve të tregtisë së lirë, e në anën tjetër nuk ka ndryshim në politika fiskale, tejkalimi me këtë krahasim dëshmon qartazi vijimësinë e përkushtimit të pashembullt të Doganës së Kosovës në luftimin e ekonomisë jo formale dhe promovimin e praktikave që përkrahin konkurrencën fer dhe të ndershme”, thuhet në njoftimin për media të Doganës kosovare.

Suksese të theksuara ne këto përpjekje, sipas tyre, janë rezultat edhe i bashkëpunimit me institucionet relevante, komunitetin e biznesit dhe publikun në përgjithësi.

Me këtë rast, Dogana e Kosovës shprehet mirënjohëse për përpjekjet e përbashkëta që kanë rezultuar me këto suksese.

“Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura Android dhe Ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Ekonomi

Marketing