Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Fillojnë punën 50 minatorë të rinj

Ekonomi  |  05.09.2023 Ora 7:58   

Ndërmarrja `Trepça` përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se nga dje (e hënë) kanë filluar punën 50 minator të rinj në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Trepça - Stan Tërg.

 

Në njoftimin e saj, thuhet se  Ndërmarrja Trepça Sh.A. ka aftësuar profesionalisht 210 minatorë në minierat e saja.

“Pas një procedurë me konkurs të hapur, tejet meritokratik, ka arrit të punësoj 50 minatorë në minierën e Stantërg-ut. Hapja e vendeve të punës në kohën bashkohore cilësohet akt patriotik për vendin”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet në njoftim se punësimi i 50 minatorëve të rinj në ndërmarrjen Trepça Sh.A. pritet të kontribuoj në rritjen e produktivitetit në ndërmarrje dhe rritjen e mirëqenies ekonomike në vend.

“Ndërmarrja Trepça Sh.A. është zotuar se do të vazhdoj punësimin e të rinjve në njësitë e saja biznesore, me qëllim të zhvillimit ekonomik të ndërmarrjes, vendit dhe zvogëlimit të papunësisë në vend”, përfundon njoftimi./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Ekonomi

Marketing