Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova dhe Gjermania intensifikojnë bashkëpunimin në bujqësi

Ekonomi  |  05.10.2023 Ora 8:52   

Kosova dhe Gjermania do të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e bujqësisë përmes projekteve konkrete bujqësore në mes të dyja shteteve.

Kjo është konfirmuar në takimin e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci me Ministrin e Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Cem Ozdemir, i cili sot është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku pas këtij takimi të dy ministrat kanë mbajtur edhe një konferencë për media.

Gjatë këtij takimi, Ministri Peci e ka njoftuar homologun e tij gjerman me prioritetet e politikave bujqësore, duke theksuar se këto politika janë avancuar viteve të fundit, me qëllim të zhvillimit të sektorit sipas standardeve evropiane.

“Me mikun tim, Ministrin Ozdemir, diskutuam për shumë çështje thelbësore rreth sektorit të bujqësisë, sigurisë ushqimore, sigurimit të ushqimit dhe thellimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndërmjet dy vendeve tona. E njoftova Ministrin Ozdemir për prioritetet e politikave bujqësore duke theksuar avancimin e hovshëm të tyre për këto 2 vitet e fundit. E po ashtu mbetem i përkushtuar që ta thellojmë bashkëpunimin mes vendeve tona dhe të punojmë në fuqizimin e mëtutjeshëm te miqësisë mes popujve tanë”, tha Ministri Peci.

Të dy ministrat kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, si dhe për mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi edhe në sektorë të tjerë të bujqësisë. Në këtë drejtim, për të konkretizuar bashkëpunimin tutje, ata janë pajtuar që të diskutohen tutje për hapat dhe veprimet e bashkëpunimit konkret në fusha të ndryshme të bujqësisë.

“Kosova dhe Gjermania ndër vite kanë qenë dhe janë partnerë në shumë fusha e veçanërisht në bujqësi. Ekspertiza dhe përkrahja direkte e Qeverisë Gjermane por edhe përkrahja politike në arenën ndërkombëtare për qasje në mekanizma mbështetës që ka BE në dispozicion, është e pazëvendësueshme”, ka thënë ndër tjerash Ministri Peci, duke e falënderuar ministrin gjerman për bashkëpunimin e deritanishëm./eo/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Ekonomi

Marketing