Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Asetet e bankave komerciale në Kosovë arritën në 7.16 miliardë euro

Ekonomi  |  25.10.2023 Ora 8:33   

Banka Qendrore e Kosovës, ka njoftuar se asetet e bankave komerciale në muajin shtator 2023 kanë shënuar rritje me rreth 67.6 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

 

BQK bën me dije se në shtator 2023, vlera e aseteve të bankave komerciale ishte 7.16 miliardë euro.

“Investimet e bankave komerciale jashtë vendi, në formë të depozitave, letrave me vlerë dhe plasmanëve tjera) kanë shënuar rritje prej rreth 43.2 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Vlera e kredive bruto në fund të muajit shtator 2023 ishte 4.79 miliardë euro, e që paraqet një rritje prej  61.53 milionë euro krahasuar me muajin paraprak”, njofton BQK-ja.

Sipas BQK-së, depozitat e klientëve në shtator 2023 kanë shënuar rritje për rreth 14.63 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, ndërkaq vlera e depozitave në shtator 2023 arriti vlerën 5.89 miliardë euro. Rreth 25% e depozitave janë të afatizuara. Ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.5%  të totalit të depozitave apo rreth 3.88 miliardë euro.

“Raporti kredi-depozita në muajin shtator ishte në nivelin 81.9%. Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit  shtator ishte  2023 ishte 821.3 milionë euro. Norma mesatare e interesit në depozita në muajin shtator ishte 2.43% ( në gusht ka qenë 2.52%). Norma mesatare e interesit në kredi në muajin shtator ishte 6.51% ( në gusht ka qenë 6.70%). Margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita në muajin shtator ishte 4.08% ( në gusht ishte 4.18%). Vlera e kredive të reja në muajin shtator ishte 166.6 milionë euro. Vlera e depozitave të  reja në muajin shtator ishte 87.02 milionë euro”, thuhet në raportin e BQK-së, për statistikat bankare për muajin shtator 2023./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Ekonomi

Marketing