Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

ASK: Rritet konsumi i energjisë, bie prodhimi i thëngjillit

Ekonomi  |  24.01.2024 Ora 7:53   

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin nëntor 2023 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Sipas ASK-së, më shumë energji është konsumuar në nëntor 2023 sesa në nëntor 2022.

Gjatë muajit nëntor të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 648.95 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 432.84 GWh ose 5,49% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 18,75%.

Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 5.06 mijë ton ose 16,04% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak./eo/

 


 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Ekonomi

Marketing