Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rita Ora do të performojë në "Brit Awards" (Foto)

Muzikë  |  19.02.2018 Ora 21:53   
Jemi vetëm dy ditë larg “Brit Awards” 2018, ceremonia shumëpritur e së cilës do të mbahet në “O2 Arena” në Londër.

Përveç  Dua Lipës e cila është e nominuar në pesë kategori, duke u bërë artistja më e nominuar në historinë e “BRITs”, në këtë ngjarje prestigjioze do të marrë pjesë edhe Rita Ora.

Rita Ora bashkë me Liam Payne do të performojnë live këngën e tyre “For You”, këngë e cila u realizua për filmin e famshëm “Fifty Shades Freed”.

“Performaca e parë e Rita Orës në BRITs me të vërtetë do të pabesueshme. Festoni me ne me 21 shkurt në ITV dhe në kanalin tonë në YouTube prej orës 8 në mbrëmje”, shkruhet në faqen zyrtare të Brit Awards.

Lajmin për performacën e saj në BRITs e ka konfirmuar edhe vetë Rita Ora përmes llogarisë së saj në Instagram.
“Surprizë! Liam Payne dhe unë do të performojmë së bashku në BRITs!!! Na ndiqni me 21 shkurt”, ka shkruar Rita Ora.

Përveç Rita Orës, Dua Lipës, në BRITs do të performojnë edhe Sam Smith, Ed Sheera, Stromzy dhe Justin Timberlake.
/radioplus/


 
 
 
 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing