Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tërmet 6.1 Rihter godet Balıkesir në Turqi- Ambasada e Kosovës apel për kujdes tek qytetarët

Vendi  |  11.08.2025 Ora 7:44   
Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara ka njoftuar se mbrëmjen e së dielës, më 10 gusht 2025, në orën 19:53 sipas kohës lokale, rrethi Sındırgı në provincën Balıkesir është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter.

Sipas njoftimit, lëkundjet e forta janë ndjerë jo vetëm në Balıkesir, por edhe në qytetet përreth si Manisa, Izmir, Uşak dhe Bursa.

Autoritetet turke kanë nisur menjëherë inspektimet dhe vlerësimet në terren për të përcaktuar shkallën e dëmeve dhe gjendjen e sigurisë në zonat e prekura.

Ambasada e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve kosovarë që ndodhen në këto rajone të tregojnë kujdes maksimal, të ndjekin me përpikëri udhëzimet e autoriteteve lokale dhe, nëse kanë nevojë për ndihmë apo informacion shtesë, të kontaktojnë menjëherë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të ambasadës.

Deri më tani nuk raportohet për viktima mes shtetasve të Kosovës, por situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing