Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Profesori i Ekonomisë, Shkumbin Misini, ka paralajmëruar për pasojat e rënda të politikave ekonomike në vend. Në një intervistë për Pressing, ai deklaroi se Kosova ka nevojë urgjente për kompani prodhuese, pasi niveli i lartë i importit dhe mungesa e perspektivës po dëmtojnë rëndë qytetarët.
“Politikat qeveritare vetëm po e varfërojnë qytetarin dhe po e shtyjnë atë të largohet nga vendi,” tha Misini.
Ai përmendi se raporti i Komisionit Europian për vitin 2024 ka shënuar një rritje prej 108% të kërkesave për azil në BE, ndërsa importet nga viti 2020 deri më 2024 janë rritur për 94%.
Misini kritikoi ashpër ekspertët ekonomikë në institucione duke deklaruar se “nuk e kanë as bazën elementare të Ekonomisë” dhe se politikat e tyre po thellojnë varfërinë në vend.
Këto deklarata vijnë në një kohë kur shqetësimet për emigrimin dhe mungesën e zhvillimit ekonomik janë gjithnjë e më të theksuara në Kosovë.